Categories Lajme

Vidhnin energji elektrike, arrestohen 10 persona, shpallet një në kërkim

Dhjetë persona janë arrestuar për vjedhje energjie. Policia bën me dije se arrestimet janë kryer në disa qytete të vendit, ku janë konstatuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas uniformave blu është bërë arrestimi në flagrancë i dhjetë personave në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër. Gjithashtu janë proceduar penalisht 10 të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër në Tiranë.

Njoftimi i plotë: Policia e Shtetit Vijon puna nga strukturat e Policisë së Shtetit, për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë, konkretisht:

DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1, 5, 6 dhe Komisariatin e Policisë Vorë janë arrestuar në flagrancë shtetasit D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. D., banues në Kombinat. DVP Lezhë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Lezhë, Kurbin, Mirditë janë proceduar penalisht shtetasit: N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë. Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër. Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës. Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu gjet drogë në berberhanen dhe banesën e tij, arrestohet 44-vjeçari, procedohet penalisht edhe vëllai

Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, pasi akuzohet se mbante kanabis me qëllim shitjen në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mijëra valixhe mbushin aeroportin, çfarë do të ndodhë me bagazhet e pasagjerëve në SHBA?

Pamje të pazakonta janë regjistruar në aeroportin kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit, ku zona e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME