Categories Lajme

Vijon puna në bypass-in e Fierit, i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik

Në kantierin e bypass-it të Fierit ka rifilluar puna për përfundimin sa më shpejt të kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.

Me pamje nga puna për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm, kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje nga kantieri i punës për ndërtimin e bypass-it të Fierit i cili do të jetë i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milion Euro, financuar nga BERZH dhe BEI, Bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

Sezonin e ardhshëm traseja e bypass-it do të jetë e hapur dhe nuk do të jetë nevoja për t’i rënë nëpër xhepa, për të hyrë apo për të dalë nga Vlora.

Realizimi në kohë i këtij projekti sezonin e ardhshëm do të krijojë një lehtësi të madhe për qarkullimin duke i dhënë impuls të ri zhvillimi turizmit, ekonomisë dhe punësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME