Categories Lajme

Vizita e Erdogan bllokon rrugët e Tiranës, këto do jenë akset e pakalueshme

Ditën e nesërme Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të mbërrijë në Shqipëri në një vizitë disa orarëshe. Vizita e tij ka bërë që Policia të marrë masa shtesë sigurie, duke bllokuar disa nga rrugët urbane dhe interurbane, në varësi të lëvizjeve që do të bëjë eskorta e presidentit turk.

Njoftimi i Policisë:

Ne lidhje me bllokimet e rrugeve dhe devijimeve per qellime sigurie, ju informojme se me date 17.01.2022, do kete bllokime te levizjes se te gjitha mjeteve ne rruget interurbane dhe urbane, si me poshte vijojne:

  • Ne rrugen nga aeroporti i Rinasit deri tek Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.
  • Ne rrugen Vore-Ura e Gjoles dhe anasjellta duke filluar nga ora 08:30 deri ne oren 10:00.
  • Ne rrugen Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:00.
  • Ne rrugen Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
  • Ne autostraden Durres-Tirane dhe Tirane-Durres duke filluar nga ora 11:00-13:00.
  • Ne unazen e re dhe vazhdimin e unazes se madhe, duke filluar nga nenkalimi i qendres tregtare Caza Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga Teodor Keko, ne te dy kahet e saj si ne hyrje dhe dalje nga Tirane, duke dilluar nga ora 11:00-13:30 do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet.
  • Ne unazen e madhe nga mbikalimi i fabrikes se miellit deri tek rrethrrotullimi qe te con ne Sanatorium do kete bllokim te levizjes ne te dy kahet e unazes duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
  • Ne rrugen Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe te gjitha rruget e tjera dalese per ne unazen e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranes, do kete gjjthashtu bllokime te levizjes per te gjjtha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
  • Ne rrugen e Elbasanit, rrugen 3 vellezerit Kondi, rrugen Arben Broci, rrugen Faik Konica, rrugen Dervish Hima, rrugen Asim Zeneli, rrugen Qamil Guranjaku, rrugen Ismail Qemali, rrugen Papa Gjon Pali II, Blv. Deshmoret e Kombit, do kete bllokim te qarkullimit per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri ne oren 13:30.
  • Ne Blv. Deshmoret e Kombit, rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, Blv. Bajram Curri, rrugen Myslym Shyri, rrugen 28 Nentori do kete bllokime te levizjes per te gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri ne oren 16:30.
  • Ne rrugen e Toptaneve, rrugen Xhorxh Ë Bush, Blv. Zhan D’ark, rrugen e Elbasanit dhe Blv. Bajram Curri, do kete bllokim dhe kufizime te levizjes per te gjitha mjetet nga ora 16:30 deri ne oren 18:00.
  • Gjithashtu nga ora 17:30 deri ne oren 18:30, do kete bllokim te levizjes per te gjitha mjetet ne hyrje dhe dalje per ne rrugen e Elbasanit, unazen e madhe, rrugen Teodor Keko, autostraden Tirane-Durres dhe Durres-Tirane, Vore-Rinas, ura e Gjoles Rinas.
  • Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qendrimi i asnje mjeti, perfshi edhe taxi apo mjetet r subjekteve qe kane parkime te rezervuara ne rruget si me poshte vijojne, perjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policise se shtetit, ne rrugen Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga Teodor Keko, unaza e madhe, rruga e Elbasanit, rruga Ismail Qemali, Blv. Deshmoret e Kombit, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh Ë Bush si dhe rruge te tjera qe afektohen nga kufizimet per qellime sigurie ne rrugekalimin e Delegacionit te Presidentit Turk.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME