Gratë dhe vajzat duhet të bëhen forca e madhe e ndryshimit. Me këtë moto, zevendëskryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik i kësaj partie për qarkun e Vlorës Luan Rama, që është edhe kandidati i parë në listën e LSI-së, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat që i janë bashkuar LSI-së në keto zgjedhje.
Duke folur para tyre, Luan Rama u ndal në problemet e medha që ka Vlora, duke veçuar se gratë janë ato që përballen më shume me keto probleme. Jam krenar që kandidoj në Vlorë, siç do të ishte kushdo tjetër në vendin tim, sepse si të jetë Vlora do të jetë Shqipëria, kur Vlora zgjedh mirë Shqipëria ka zgjedhur një rrugë të sigurtë.