Categories Lajme

Vlorë, bëhet gati shembja e objektit nga IKMT (Video)

Bëhet gati shëmbja e objektit nga IKMT Firma e ndërtimit: Objekti është me leje të rregullt të firmosur nga Jorgo Goro, inspektorët e bashkisë që kanë firmosur vendin e prishjes, të arrestuar dy muaj më parë. Një objekt 5 katësh po bëhet gati të shëmbet nga IKMT nëpërmjet shpërthimit ditën e sotme në orën 15:00. Vetë firma ka paraqitur lejen e ndërtimit të firmosur nga kreu i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro si dhe aktin e konstatimit nga ana e bashkisë që objektin është brenda lejes dhe kritereve përkatëse.

Sipas drejtuesve të firmës, vetëm pak ditë më parë ka dalë një kërkesë për shëmbje se objekti ka dalë nga leja por firma nuk është njoftuar.

Për sa i përket këtij vendimi që sipas avokatit Genci Pulaj është totalisht antiligjor, është firmosur nga dy inspektorë të arrestuar pak ditë më parë, Renato Hodaj dhe Erjon Zenelaj të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërkohë që e kanë firmosur disa ditë pas arrestimit të tyre. Avokati i Firmës ka depozituar një kallzim penal në drejtim të Bashkisë së Himarës, dy inspektorëve dhe IKMT pasi po shëmbin një objekt pa leje.

Avokati është shprehur se ku gjendet objekti nuk ka asnjë plan apo projekt që të kishte shpronësim, por e gjithë po bëhet për interesa të individëve të caktuar që duan të shëmbin objektin në mënyrë të paligjshme që më pas të zaptojnë këtë pronë. Shembja e objektit është lënë për në orën 15:00 ndërsa kjo është hera e parë që shembet një objekt me leje brenda një kohe të shkurtër pa vendim shpronësimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME