Categories Lajme

Vlorë/Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.

Vlorë/Goditet një tjetër rast i mitëdhënies. Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, procedohet penalisht në gjendje të lirë lirë drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën automobilistike, pranë rrethrrotullimit të Skelës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin M. I., pasi është konstatuar se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Për t’iu shmangur procedurave ligjore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë 1000 lekëshe.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. I., 37 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME