Ngjarje e rëndë në Vlorë! Një grua ka mbajtur për disa ditë në banesë burrin e saj të vdekur. Burime bëjnë me dije se Valentina Prenga e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor nuk kishte njoftuar për v dekjen e të shoqit Llazar Prenga.
Kanë qenë banorët e lagjes të cilëve i ka rënë në sy mungesa e tij, pasi nuk e kanë parë për disa ditë me radhë jashtë banesës. Ata kanë njoftuar policinë e cila ka thyer derën dhe ka gjetur të pajetë bashkëshortin e Valentina Prengës, i cili dyshohet se ka disa ditë që ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, ndërkohë tashmë policia e Vlorës po heton për të mësuar rrethanat e plota të ngjarjes.