Categories Lajme

Transportonin klandestinë, Kapet organizatori

Një 25-vjeçar me iniciale F.K. është arrestuar nga policia pasi akuzohet si pjesë e grupit të goditur në tetor të vitit të shkuar, që transportonin emigrantë të paligjshëm. Policia njofton se 25-vjeçari kishte rolin e organizatorit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME