Categories Kulture, Lajme

Vlorë/ Laj, thaj, Meti i parodistëve të Vlorës “rikthehet” në skenë

Laj, thaj. Estrada profesioniste e Vlorës ne skenë me premierën më të re të saj. Humor, parodi, skece, këngë, pantonima, monolog, këngë qytetarë Vlonjate dhe kënga e lehtë. Mbi të gjitha, për herë të parë trupa e estradës profesionistë të Vlorës në  skenë, pa Muhamet Liko, parodisti i Vlorës, i ndarë nga jeta 6 muaj më parë. Por dhe një shfaqe, ku Meti sërish nuk ka ‘munguar”. Një parodi ku Meti shfaqet në monitor përkrah Afrim Agalliut dhe Agron Hamos dhe më pas një parodi, dedikuar pikërisht Metit. Laj Thaj, ka marrë duartrokitjet e publikut të shumtë vlonjat, nje shfaqe që ka sjellë mes humorin, perditshmerine tonë, problematikat e prekshme të qytetarëve.

Laj,thaj ne skenen e teatrit Petro Markom në premieren e saj, për të vijuar edhe në ditët e ardhshme. Me Metin virtualisht dhe pa Metin në skenë. Një fakt që lidhet me një gjest të madh por edhe me një guxim e profesionalizëm të lartë, për një mënçuri regjisoriale e krijuese që si me komandë mbërtheu një sallë të tërë nën një peshë të madhe emocioni. Është fjala për nderimin artistik që i bënë shokët e kolegët e skenës e jetës, aktorit të madh të humorit vlonjat e shqiptar, të pa harruarit “Mjeshtrit të Madh”, Muhamet Liko.

Me një gjetje mjeshtërore po edhe tejet të guximshme, regjisorët Agalliu e Demiraj, na bëjnë përsëri bashkë Katërshen famëmadhe të humorit e ku më pas këngës-parodi dedikuar si vëllait të tyre, Met Likos, kënduar e interpretuar nga Afrim Agalliu e Agron Hamo, me muzikë të Artur Dhamos, sikur i vë vulën një shfaqie që me siguri do të mbahet mend gjatë. Kemi të bëjmë, pa mëdyshje, me një kushtim Himn për njërin prej ikonave më të mëdha të humorit shqiptar, Himn që vetëm këta artistë mund ta realizojnë. Kjo shfaqje, veç të tjerash do të mbahet mend edhe si shfaqia e parë që u bë edhe me Metin por, pa Metin, dhe që tregoi se artistët e mëdhenj rrojnë e kujtohen përmes artit dhe veprës artistike që lënë pas….

Eshtë pikërisht ky fakt, por edhe vlerësimi që i bëri publiku, sipas rregjisorit dhe aktorit e parodistit Afrim Agalliu, ajo cfarë të sjellë emocion. Agron Hamo e quan një gjetje të shkëlqyer, por mbi të gjitha e vlereson faktin që shfaqja vec dedidkimit për Metin, solli edhe mirëpritjen nga publiku Vlonjat. Laj,thaj ka sjellë atë që pritej nga publiku vlonjat, trupa e estradës së Vlorës në skenë, në premierën e saj, një shfaqe qe do të vijoj gjatë në ditët e ardhshme dhe një publik që e ka mirëpritur duke kërkuar që të tilla shfaqë të jenë gjithmonë edhe më të shpeshta për publikun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME