Categories Lajme

Ndryshonte vendimet e Gjykatës, ndalohet ish-sekretarja e Administratives në Vlorë

Vlorë/ Goditet një tjetër rast i krimit ekonomik me anë të metodave speciale proaktive. Kapet dhe ndalohet një shtetase, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën për qëllime përfitimi. Specialistët e krimit ekonomik e financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me anë të metodave speciale proaktive të hetimit kanë bërë zbatimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e të dyshuarës: Edlira Shehu., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ish-sekretare gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME