Categories Lajme

Vlorë, Mbyllen zyrat e Gjendjes Civile, një rast me covid (Foto)

Vlorë – Ndërpritet përkohësisht ofrimi i shërbimit në zyrat e Gjendjes Civile në qytetin e Vlorës Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020. Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.

Shkak për këtë mbyllje është bërë një punonjëse e Gjendjes Civile, e cila ka rezultuar e infektuar me COVID pas kryerjes së testit, ndërkohë si masë preventive edhe punonjësit e tjerë, do të testohen për të parë nëse kanë probleme.

Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara. Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME