Categories Lajme

Vlorë, përurohet busti i Isa Buletinit në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë

Velaj: Muzeu është kthyer në një vatër të ngrohtë të shqiptarizmit. Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë u përurua busti i Isa Boletinit, i punuar nga skulptori nga Mitrovica Sabri Behramaj. Ky bust iu dhurua muzeut nga skulptori Behramaj duke pasuruar fondin muzeor. Në përurimin e busitit, që u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, skulptori, qytetarë etj.

Deputeti Velaj tha në fjalën e tij se “kur Beb Dobi, drejtori i muzeut me lajmëroi se një artist nga Kosova po krijonte një bust të Isa Boletinit, mendova se do ishte Luan Mulliqi apo Adem Rusinovci, dy pesha të rënda të skulpturës kosovare. Rezultati ishte se asnjëri prej tyre nuk ishte por Sabri Berhamaj që kishte studiuar në akademinë e artve pikërisht tek miku im Adem Rusinovci. Vazhdova më tutje kërkimin mbi autorin dhe mësova se e kishte nisur mirë rrugën e suksesit duke u paraqitur në disa ekspozita brenda dhe jashtë Kosovës”.

“Ajo që mua sot më gëzon, është fakti se më në fund, pritja mbaroi. Ka kaq vite që këtyre dhjetë burrave në bronx këtu në oborrin e muzeut (dhjetë firmëtarë të pavarësisë si dhe ministra të qeverisë së parë të Ismail Qemalit) ju ngelën sytë nga dera dhe të merakosur, pyesin përse po vonohet Isa. Por sot, tek e panë të hynte, u qetësuan kur ai, pasi u përqafua me ta, ju shpjegoi vonesën, sesi i ishte dedikuar pavarësisë së Kosovës. Unë dua ta falënderoj autorin që e mundësoi këtë bashkim të bronxtë të 1912’s dhe veçanërisht, drejtorin që muzeun e ka kthyer në një vatër të ngrohtë të shqiptarizmit”, – theksoi Velaj. Ky aktivitet u organizua nga Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore – Vlorë.

Muzeu i Pavarësisë u përurua në 28 nëntor të vitit 1962 me rastin e 50-vjetorit të shpalljes së pavarësisë kombëtare. Ndërtesa gjatë vitit 1913 ishte vend pune për qeverinë shqiptare, për rreth 6 muaj. Më 28 nëntor 1913 këtu u festua përvjetori i parë i pavarësisë. Nga viti 1936 deri në fillimet e Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si muze historik kombëtar. Muzeu është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit shqiptar për çlirim kombëtar. Në të të jepet mundësia të shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverisë provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinalë të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës. Ky muze iu nënshtrua rikonstruksionit falë projektit për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar, investim i qeverisë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME