Categories Lajme

Vlorë, Pezullohet pjesërisht lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla

Mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese. Nga kapiteneria e portit Vlore konfirmon pezullim te lundrimi deri diten e Marte. Nderkohë përsa i përket tragetit Vlorë-Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht ne orët e mbrëmjes.

Trageti pritet të niset nga Vlora sipas orarit në mbrëmje edhe për shkak se gjatë pasdites pritet një përmirësim i lehtë i kushteve meteorologjike. Orët e fundit është hasur një përkeqësim i kushteve të motit me reshje shiu dhe erëra të forta .

Në bazë të parashikimit të kushteve meteorologjike, në Portin e Vlorës mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit janë pezulluar. Ndërkohë që anijet me pasagjerë të transportit ndërkombëtar detar vijon normalisht. Sipas parashikimeve moti do të përmirësohet pasditen e sotme.

Probleme nga moti ka gjithashtu në furnizimin me energji elektrike. E gjithë zona e Orikumit me fshatrat përreth vijon të jetë pa energji që prej ditës së djeshme. Shirat në qytet, paralajmërohet për përmbytje të rrugëve të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME