Categories Lajme

Vlorë, Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore

DVP Vlorë, Policia Rrugore e Vlorës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 4 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, janë pezulluar 25 leje drejtimi, nga të cilat: 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 22 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 1 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 1030 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

– 431 masa për tejkalim shpejtësie;

– 48 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 15 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 25 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 109 masa për parakalime të gabuara;

– 121 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 277 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME