Categories Lajme

Mbi 100 policë, një helikopter dhe vullnetarë të shumtë janë në kërkim të Petarit 10-vjeçar

Vazhdon kërkimi intensiv për fëmijën 10-vjeçar Petar Xhoboski, për të cilin prindi i tij raportoi të premten mbrëma (25.02) se është larguar nga shtëpia në fshatin Vërbsko, komuna e Prilepit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas policisë, menjëherë janë marrë masa dhe aktivitete për gjetjen e fëmijës dhe në kërkim janë angazhuar 102 zyrtar policor, një helikopter, qenë të stërvitur për kërkim, si dhe një dron.

Në kërkim janë përfshirë edhe pjesëtarë të Njësisë territoriale zjarrfikëse Prilep, pjesëtarë të shërbimit të shpëtimit “Zllatovrv”, shoqatës gjuetare “Mukos”-Prilep, banorë të fshatrave përreth, si dhe qytetarë vullnetarë nga disa qytete.

Kërkimi intensiv vazhdon deri në gjetjen e fëmijës. MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte për gjetjen e fëmijës, ta ndajnë menjëherë me policinë dhe të ndihmojnë në kërkimin e tij. Kërkimet për 10-vjeçarin Petar u vështirësuan sot nga kushtet e këqija të motit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME