Categories Lajme

U gjet i mbuluar nga gjaku në mes të rrugës, i riu në Elbasan kyç gojën për autorët e plagosjes, tentoi të futej në farmaci por u shemb në tokë

Një i ri i moshës 21 vjecare u plagos një natë më parë në Elbasan. I riu i identifikuar nga policia si Klevis Cani është  gjetur i mbuluar me gjak në rrugë dhe u dërgua menjëherë nga patrulla e policisë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë, 21 vjecari nuk ka bashkëpunuar me policinë . Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të grupit hetimor mbi personat që e kanë qëlluar dhe arsyet e konfliktit. Duke hetuar mbi këtë rast policia e Elbasanit konfirmon se ai nuk është pjesë e bandave kriminale, madje nuk ka një të shkuar problematike.

I riu dyshohet të jetë qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia qe e gjitha të ketë nisur pasi ai dhe persona të tjere të kenë konsumuar alkool.

Patrulla e policisë e hasi Klevis Canin në lagjen “Skëndërbej”  teksa po i drejtohej një farmacie për të blerë medikamente për plagën që kishte marrë në shpinë.

Në atë moment i riu është rrëzuar në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Ky ka qënë momenti qe patrulla ka ndërhyrë dhe e dërgoi me urgjencë drejt spitalit kirurgjik të Elbasanit ku dhe iu nënshtrua  një operacioni , ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Duke kqyrur plagën e marrë në shpinë dhe cektësinë e saj grupi hetimor ka dyshime të jetë përdorur kacavidë,por as përdorimin e thikës nuk e përjashton.

I riu kur ka mbërritur në spital kundërmonte erë e alkool ndaj besohet se ka qënë i dehur kur është plagosur. Ndërsa shkaqet e plagosjes mbeten ende të paqarta grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME