Categories Lajme

Video\ Shoferë të arrestuar e mijëra të tjerë të proceduar, “Rrugorja” e Fierit bën bilancin javor

Fier, Policia Rrugore e Fierit ka zhvilluar gjatë javës që lame pas kontrolle intensive me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

Nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 7 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2364 drejtues mjetesh.

960 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 192 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

292 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 320 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 87 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 28 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Si dhe janë vendosur 449 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME