Categories Lajme

Vlorë: studenti-Ramës, je mashtruesi më i madh i këtij vendi!

Replika të forta mes një studenti në Vlorë dhe kryeministrit Rama në takimin e sotëm në Universitetin “Ismail Qemali”.

Studenti është ngritur nga vendi dhe i ka thënë Ramës se është mashtruesi më i madh, që do vetëm të shuhet protesta, e ndërkohë është bërë gogol për gjithë fëmijët.

Studenti: Jeni mashtruesi më i madh, kur ju bëtë takimin me Lulin te cadra dhe arritët ti mbyllnin gojën Lulzim Bashës ca mund të bëni ne me. Ju thoni eja bëjmë dialog, shuani protestën dhe pastaj të bëhet ca të bëhet, si bëhet gjithmonë në Shqipëri, ne jemi studentë nuk jemi dele, i kuptojmë gjërat si janë.

Fëmijët nuk kanë më frikë nga gogoli, kanë nga ju, dëgjojnë prindërit që obobo Rama na rriti taksat na bëri këtë, kanë frikë, keni bërë ca keni bërë me popullin, me ne qëndroni korrekt

Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem, kjo është një shfaqje e ndyrë, shuani protestën e të shohim.

Rama: Pika e parë rrugacëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin, ti merr fjalën dhe thua ti je mashtruesi më i madh këtë e kam dëgjuar unë nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq e më vjen shumë keq për ata që i votojnë, unë vetë mund të jem ironik, sarkastik, por kurrë s’ke dëgjuar e do dëgjosh nga unë nga këto akuza rrugacërore, miqësisht të them hiqi këto për veten tënde.

As mos ki asnjë merak se ti për mua rron 1 mijë vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde, ti e quan popullin delen, ti thua ne nuk jemi dele. Ke fyer të gjithë ata që mendojnë ndryshe si ty, e pse, se mendojnë ndryshe, ti kush je që u thua ashtu? Ca je ti që nuk respekton minimumin jetik, fole të dëgjova, tani më lër të flas unë. Ti akuzon si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit, e drejta jote, unë kam të drejtë të jap përgjigje.

Sa për protestën as nuk më intereson të mbyllet, ka raste plot, të fusin ujin me presion që mos të kesh cfarë të bësh, ndodh në Francë kjo, në qeveri demokratike, kur kërkojnë qiqra në hell. As po them ndaloni protestën, asgjëkundi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME