Categories Lajme

Vlorë/ Vihen në pranga 2 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim,detaje

DVP Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët e Hetimit të Krimit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim F. M., 42 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasit Z. R., 51 vjeç dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, me grushte, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “P lagosja e lehtë me dashje”, shtetasin M. B., 24 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin L. R.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin O. C.(J), banues në Metoq, Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME