Categories Lajme

Vlorë, Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – B. A., 50 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Novosel-Panaja, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën; -A. K., 23 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME