Një godinë e braktisur ka marrë flakë në lagjen Karabash në qytetin e Vlorës. Godina, e kthyer në një strehë për personat që konsumojnë lë ndë na rkotike, banjo publike dhe vendgrumbullim mbeturinash, mund të jetë djegur qëllimisht për shkak të arsyeve të sipërpërmendura.
Objekti është i rrethuar nga banesa të shumta ndaj dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës minimizoi çdo rrezik të mundshëm. Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.