Categories Lajme

Vodhi vilën e Benzema, në Kurbin drejtor, në Spanjë pjesë e grupit të grabitësve/ Kush është Alfred Prodani

Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë atje.

Pas përfundimit të afatit të paraburgimi me afat 40 ditë, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41- vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

ARRESTIMI

Ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani, u arrestua nga Policia më 7 maj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet spanjolle për vjedhje.

Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41- vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhjesh të banesave në Spanjë, bashkë me një grup tjetër shqiptarësh, vjedhje të cilat ishin kryer ndërkohë që ai drejtonte institucionin lokal në Kurbin.

DENONCIMI

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi tri vite më parë përfshirjen e Prodanit në vjedhjen e banesës së një futbollisti të njohur në shtetin spanjoll, pikërisht të yllit të Real Madrid, Karim Benzema.

Në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht, duke mohuar çdo përfshirje në vjedhje, por e vërteta rezultoi ndryshe, pasi autoritetet spanjolle i dërguan kërkesën për arrestim dhe ekstradim të tij për t’u gjykuar në Spanjë.

Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Më firmosjen e marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve rreth tre muaj më parë, Interpol Tirana në bashkëpunim me drejtoritë e policive në qarqe po gjurmon të gjithë personat e kërkuar nga shteti spanjoll, me qëllim që ata të ekstradohen dhe të përballen me drejtësinë për veprat penale që akuzohen./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME