Categories Lajme

Zbarkon avioni plot/ Ekstradohen nga Britania e Madhe 23 shqiptarë,detaje

23 shqiptarë nga Britania e Madhe janë ekstraduar drejt vendit tonë, në kuadër të marrëveshjes që është nënshkruar mes dy vendeve për ekstradim. Ata kanë mbërritur në vendin tonë një ditë më parë me avion.

23 shqiptarët e ekstraduar ishin të dënuar për vepra të ndryshme penale, pedofili, rrëmbim, ndërsa shumica prej tyre për trafik droge. Pjesë e tyre ishin gjithashtu anëtarë të bandave të krimit të organizuar dhe një person pa të drejtë qëndrimi në Britani.

Sipas mediave britanike, të gjithë sëbashku po vuanin më shumë se 72 vjet burg.

Mes të ekstraduarve janë:

-Një person i dënuar me 18 vite burg për furnizim me drogë ??(kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë paund.

– Një person i cili ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge ??(kokainë), i dënuar me më shumë se dhjetë vjet burg.

– Një person i dënuar me tre vjet burg për pedofili.

– Një person i dënuar me katër vjet burgim për rrëmbim dhe lëndim trupor, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel tha se këta persona kanë shkelur ligjin dhe qeevria do të bjë gjithçka për të larguar shtetasit e huaj që kanë krye krime kundër qytetarëve britanikë.

“Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.

Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME