Categories Lajme

Vogëlushi braktiset nga nëna, apeli i babait nga Vlora: Djalin dua ta çoj tek fshati SOS, s’kam kushte për ta rritur

Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth 50 km larg nga qyteti i Vlorës. Selimi në moshën 2 vjeçare u braktis nga e ëma pasi ishte me probleme të shëndetit mendor, nga ajo kohë për të voglin është kujdesur gjyshja e tij që sot nuk jeton më. Babai dhe gjyshi i Selimit kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare sepse dëshira e tyre është ta dërgojnë të voglin në fshatin SOS për shkak të pamundësive ekonomike dhe kushteve të jetesës që kanë. Në intervistë për gazetarët e Fiks-it, një i afërm i familjes së 7-vjeçarit thotë se Selimi ka njohur si nënë vetëm gjyshen  e tij dhe se kur mbaron shkollën ai shkon tek varri i gjyshes së tij.

Babai i Selimit 7-vjeçar thotë se ka qenë i martuar 2 herë. Nga martesa e parë ka 3 fëmijë dhe pasi e shoqja ndërroi jetë fëmijët i  dërgoi në fshatin SOS, ku jetojnë atje prej 16 vitesh. Më pas u martua dhe nga martesa e dytë erdhën në jetë Selimi dhe motra e tij 5 vjeçare e cila  është dërguar që në ditën e tretë të lindjes në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Vlorës. Selimin e rriti gjyshja e tij, pasi ajo ndërroi jetë në muajin gusht të vitit 2022 për të voglin kujdeset babai dhe gjyshi i tij. Babai tregon se jetojnë vetëm me pensionin që merr i moshuari, pasi në zonën ku ata jetojnë  është shumë e vështirë të punësohet në një punë të përhershme. Ai kërkon që 7-vjeçarin ta dërgojnë në shtëpinë e fëmijës “Fshatin SOS” pasi kushtet e jetesës për të do të jenë më të mira.

Orjeta Mishtaku drejtoresha e Shërbimit Social në bashkinë Selenicë tregon se institucioni i tyre  është në dijeni të historisë së Selimit dhe herë pas here janë përpjekur t’i qëndrojmë pranë me ushqime dhe me çdo gjë tjetër. Në lidhje me situatën e tij ajo tregon se janë në proces plotësimi dokumentacionesh.Gjithashtu ajo thotë se kanë bërë një kërkesë para shumë kohësh për ta dërguar në fshatin SOS, por  është refuzuar si pasojë se e gjithë qendra ishte në rikonstruksion. Dosja për momentin po punohet nga punonjësi i bashkisë  në zonën e Ramicës dhe sapo të jetë e plotësuar rasti do të kalojë në komision për zgjidhje.

Redaksia e emisionit Fiks Fare referoi rastin e 7-vjeçarit pranë kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky institucion në përgjigje të tij tha se përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale te Bashkisë Selenicë dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Vlore kanë bere vlerësimin socio-ekonomik te familjes.  Gjithashtu, stafet e shërbimeve sociale po asistojnë duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm në pamundësi nga ana e kryefamiljarit. Bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po e ndjek me prioritet rastin e fëmijës duke vlerësuar interesin më të lartë të tij dhe djalit së shpejti do t’i garantojmë kujdesin më të mirë dhe shërbimet e munguara./ Fiks Fare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME