Categories Lajme, Sport

Xherdan Shaqiri si Messi dhe Ronaldo/ Statistikat e veçanta të yllit shqiptar në Kupën e Botës

Xherdan Shaqiri ishte një ndër lojtarët vendimtarë gjatë ndeshjes së djeshme mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës.

Ylli nga Kosova ishte vendimtar në fitoren me rezultat 3-2, duke realizuar golin e parë në këtë sfidë.

Shaqiri e zhvilloi ndeshjen e 111 me fanellën e helvetikëve dhe gjeti golin, duke u bërë  i tretë që shënon në tre Kampionatet e fundit Botërore pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Por Shaqiri bëhet futbollisti i vetëm aktual te Zvicra që shënon gol në pesë gara radhazi mes Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian. Në Kampionatin Botëror të vitit 2014, Shaqiri realizoi tre gola në sfidën ndaj Hondurasit në fitoren 0-3 të Zvicrës.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2016, Shaqiri e mbylli me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Polonisë në 1/8 e finales, gol që u shënua nga një distancë.

Në vitin 2018 kur mbahej Kupa e Botës në Rusi, Xherdani realizoi gol pikërisht ndaj serbëve në fazën e grupeve.

Në evropianin ‘Euro 2020’ që u mbajt vitin e kaluar, Shaqiri realizoi tre gola, dy ndaj Turqisë në fazën e grupeve dhe një tjetër ndaj Spanjës në çerekfinale.

Ndërkohë për të kompletuar turneun e pestë radhazi të madh, Xherdani shënoi mbrëmë ndaj Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

31-vjeçari në 111 ndeshje me fanellën e Përfaqësueses A të Zvicrës ka shënuar 27 gola dhe ka 31 asistime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME