Categories Lajme

“Volvo 4″/ Çuko-Ndoka, Maks Haxhia: Aty ka pislliqe, s’ka asnjë provë

Maks Haxhia, avokati i dy ish-deputetëve të PS-së Arben Çuko dhe Arben Ndoka, të arrestuar gjatë operacionit “Volvo 4”, thotë se prokuroria duhet të thellojë hetimet dhe duhet të përcaktojë nëse kemi të bëjmë me vepër penale apo jo.

Haxhia ka folur në seancën tek Krimet e Rënda, ku ka theksuar se masa ektreme për Arben Çukon është e pajustifikueshme dhe duhet të ndryshohet pasi për Arben Çukon nuk ka asnjë provë fakt se mund të prishë provat e hetimit.

“Aty ka pislliqe, që ka një proces që fshihet një veprimtari kriminale, gjë të cilën prokuroria mund të vazhdojë hetimet, mund të thellonte hetimet, të mblidhte provat dhe të ndante a kemi të bëjm ëme vepër penale apo jo. Të siguronte provën 3 mijë euro”, ka thënë ai.

Kërkimi i një mase ektreme, që të pretendosh se një ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve  është person i rrezikshëm apo ka të dhënë që do ti shmanget hetimit, apo ka autoritetin për të prishur prova është një nonsens bazuar në këto të dhëna nga dosja. Kërkoj ndryshimin e këtij vendimi

Ai do të sqarojë pozicionin e tij, kjo akuzë që i është bërë, që është tepër e rëndë, tepër fyese, që nuk guxoj të them se është e manipuluar, por është papërgjegjshmëri totale”, tha ndër të tjera Haxhia.

Sa i përket çështjes së Arben Ndokës, Haxhia është shprehur se nuk ka asnjë provë në asnjë rrethanë të vetme që të vërtetojë implikimin e e ish-deputetit të PS-së, Ndoka.

“Në të gjithë materialin që ndodhet sot në gjykim nuk ka asnjë element implikimi, të të gjitha rrethanave direkt, indirekt, të një prove të vetme, qoftë edhe bisede telefonike, të vetme, që Arben Ndoka të ketë implikuar veteveten, akuzat janë shumë të rënda, akuzohet për këto vepra kur ai ska asnjë detyrë apo funksion duke uke filluar nga grupi i strukturuar kriminal, falsifikim, është qesharake se zoti Ndoka akuzohet për jkëto vepra penale kur ai s’ka asnjë funksion për të prodhuar dokumenta të falsifikuar apo vula”, ka thënë Haxhia ndër të tjera avokati.

Edhe për Ndokën ai thotë se duhet të ndryshohet masa e sigurisë pasi nuk ka asnjë argument juridik që e justifikon”.

Ish-Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, dyshohet se ka marrë një makinë luksoze si ryshfet për transferimin e një të dënuari si vrasës me pagesë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ndërkohë ish-deputeti, Arben Ndoka, dyshohet si është implikuar në tjetërsimin e pronave tek “Rana e hedhun” në Lezhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME