Categories Lajme

Vranë policin malazez/ Dënohen me nga 40 vite burg nëna me 2 djemtë shqiptarë

Dënohen tre shtetas shqiptarë për vrasjen gjakftohtë të një polici që tronditi Malin e Zi.

Luan, Nure dhe Lulzim Hasanaj, nëna me dy djemtë, u dënuan me nga 40 vjet burg në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë të Podgoricës për vrasjen e policit Milutin Lekovic. Të tre akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim, pavarësisht se këmbëzën e tërhoqi vetëm 43-vjeçari Luan Hasanaj

Lekovic u vra më 15 dhjetor 2019, teksa kishte ndaluar për kontroll mjetin me të cilin udhëtonin nëna shqiptare me dy djemtë. Ata nuk kishin dokumente dhe po tentonin të kalonin në Kroaci në vendin e quajtur Fusha e Sutorinit.

Oficeri iu ka kërkuar dokumentet, por ata nuk i kanë pasur dhe kanë debatuar. Në momentin që po debatonin, Luan Hasanaj ka nxjerrë nga një qese, të cilën e mbante në dorë, armën e zjarrit dhe ka qëlluar në kokë 41-vjeçarin Milutin Lekoviç.

Efektivi u dërgua në spitalin e Risanit, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërkohë autori u arratis bashkë me të ëmën dhe të vëllanë.

Vetëm disa kilometra larg vendit të krimit, Luan Hasanaj së bashku me Lulëzim Hasanaj dhe Nure Hasanaj u ndaluan nga policia malazeze, me të cilët patën edhe shkëmbim zjarri. Nga të shtënat me armë, vetë autori përfundoi i plagosur në dorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME