Lajme

Vrasja e Stiven Toshkëzit, shpallet në kërkim djali i Admir Muratajt

Arbër Murataj, djali i Admir Murataj, personit që realizoi grabitjen e 4.6 milionë eurove në aeroportin ‘Nënë Tereza’, vend ku dhe u vra nga policia, është shpallur në kërkim për vrasjen e Stiven Toshkëzit.

Vendimi është marrë nga prokuroria, pas intervistimit të të dashurës së Toshkëzit, ngacmimi i të cilës u bë dhe shkak për vrasjen e të riut më 19 prill.

Për rrjedhojë, policia ka zbarkuar në banesën ku jeton Arbër Murataj në Tiranë, por nuk e ka gjetur këtë të fundit aty. Efektivët kanë arrestuar kushëririn e Muratajt si dhe një sasi lënde narkotike, të llojit kanabis.

Ende nuk dihet emri i personit të arrestuar apo akuza që rëndon mbi të. Emri i Arbër Muratajt dili nga e dashura e Toshkëzit.

Vajza u mor në pyetje pas arrestimit të Axel Hoxhajt, personit që e qëlloi me thikë për vdekje të riun dhe Ensi Mazes, bashkë punëtor të ngjarje.

Të dy ndodhen pas hekurave për krimin e rëndë, por vajza dëshmoi se nuk ishtë Hoxhaj ai që e kishte ngacmuar në rrjetet sociale, por Murataj.

Madje tregoi se dy javë para se ndodhte vrasja, djali i Admir Muratajt ishte konfliktuar me Toshkëzin dhe e kishte plagosur me thikë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close