Categories Lajme

Vrau të riun nga Kukësi në lokal, gjykata merr vendimin për ‘Kobrën’ dhe 4 bashkëpunëtorët e tjerë

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shtyrë me dy muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe katër personave të tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren. Masa e paraburgimit për Kobrën dhe personat A.V, B.M dhe J.B, do të zgjasë deri më datën 3 korrik. Ndërsa të pandehurit R.S., masa e paraburgimit do t’i zgjasë deri me 6 korrik 2023. Detajet i ka përcjellë për “Gazetën Express” zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehurve D.H, A.V,B.M, J.B dhe R.S, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur për vazhdimin e masës së sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.H, A.V,B.M dhe J.B, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet prej datës 03.05.2023 deri më datën 03.07.2023, ndërsa për të pandehurin R.S, masa e paraburgimit do ti llogaritet prej datës nga data 06.05.2023 deri më datën 06.07.2023”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Dibran Hoxhaj dyshohet për veprat penale “vrasje e rëndë”; “mbajtja në pronësi”, “kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”; dhe “manipulim me prova”. Ndërsa të dyshuarit e tjerë janë të dyshuar për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “pjesëmarrja në rrahje”.

Rastin e vrasjes së 31-vjeçarit me origjinë nga Kukësi në Prizren, Visart Cengu, në të cilin të dyshuar janë Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe disa persona të tjerë, e ka marrë në duar Prokuroria Speciale.

Para se rasti të kalonte në PSRK, Gjykata Themelore e Prizrenit kishte dhënë detaje se si kishte ndodhur vrasja e 31-vjeçarit me datën 3 janar të këtij viti. Konflikti dyshohet se kishte nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” ishte përsëritës i veprave penale.

Kush është Dibran Hoxhaj, pronari i klubit famëkeq “Kobra City”?

Hoxhaj ka disa dosje në polici, ndërsa në lokalin e tij ka pasur disa raste kur policia ka mësyrë dhe ka sekuestruar lëndë narkotike. Pronari i këtij lokali akuzohet për plot 189 vepra penale, ndërsa më e rënda “vrasja” dhe “plagosja” e të rinjve nga Shqipëria.

Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të makinës në të cilën ndodheshin ata, ku plumbat i morën jetën 31-vjeçarit dhe lanë të plagosur 27-vjeçarin.

Hoxhaj dilte shpesh edhe në intervista televizive ku shfaqte jetën superluksoze, ndërsa nuk nguronte as t’u jepte mesazhe të rinjve duke u thënë se nuk është e lehtë jeta që ai ka zgjedhur, dhe se nuk do t’ua sugjeronte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME