Categories Lajme

Vrau vëllanë pas sherrit për bagëtinë, dënohet me 21 vite burg shqiptari

Gjykata Themelore e Gjakovës ka dënuar me 21 vite burg, Januz Gashin, i cili më 12 qershor të vitit 2021 vrau vëlllain e tij pas një sherri banal.

Në vendimin e dhënë sot gjykata zbulon dhe dinamikën si ndodhi ngjarja e rëndë asokohe. Raportohet se Gashi ka qëlluar ndaj vëllait 65-vjeçar në ambientet e oborrit të shtëpisë, pas një sherri banal për bagëtinë.  Ai u dënua për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar e armëve të zjarrit”.

“I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën e të dëmtuarve A.G. dhe A. G.(1).

Në atë mënyrë që viktima së bashku me dy djemtë e tij shkojnë në oborrin e të akuzuarit për t’ia dërguar bagëtinë dhe aty pas një fjalosjeje të çastit i akuzuari J.G., e nxjerrë një revole nga xhepi i djathtë i pantallonave dhe atë të tipit “Zoraki”, e me të njëjtën shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, i cili në ikje e sipër qëllohet me dy të shtëna, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME