Categories Lajme

Vullnet Sinaj jo vetëm deputet, po dhe shumë human, ja si e kujton ai rastin e Skerdianos së vogël

Deputeti dhe kandidati për deputet Vullnet Sinaj jo vetëm i mbarron punët e ngarkuara si deputet karshi banorëve të tij, po eshtë dhe shumë human duke i ndihmuar me ndërtimin e shtëpive dhe duke u dërguar ushqime të shumta familjeve në nevojë, e kush mund ta bëj një gjë të tillë , vetëm Vullneti deputeti i tyre, po le të ndalemi në një rast ku zonja Aurora Islamaj trokiti në derën e Vullnet Sinaj për të kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë.

Dhe falë ndihmës së deputetit djali gëzon shëndet të mirë. Lexoni më poshte se cfarë shkruan deputeti Sinaj.

Skerdiano i vogël, i cili u operua vjet nga zemra nga dora e doktorit të mrekullueshëm Altin Veshti, sot gëzon shëndet të plotë.  Sa e largët duket ajo ditë kur, në maj të vitit të kaluar, Aurora Islamaj erdhi tek unë për të kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë.

Atëherë, ajo kërkonte përshpejtimin e operacionit pasi fëmija paraqitej në gjendje të rëndë shëndetësore.  Shkuam në spital dhe u konsultuam me doktor Veshtin, i cili e sqaroi familjen Islamaj se për shkak të moshës së mitur, djali mund të operohej vetëm pas disa muajsh.

Pas verës së ankthit, vjeshta solli pjekjen e kushteve që Skerdiano i vogël të operohej nga zemra. Fatmirësisht, gjithçka shkoi për mrekulli! Shpirti mu mbush me gëzim.  E kam thënë më herët, raste të tilla më motivojnë të ecim para së bashku, të jem mes njerëzve e të ndihem i dobishëm për ta.

Kjo është arsyeja pse unë hyra e pse jam në politikë!  Sot, kur Skerdiano mund të buzëqeshë lirisht dhe familja e tij të flejë e qetë, e falenderoj pafund Doktorin që kreu operacionin jo të lehtë dhe gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mirënjohje për këta heronj të kohëve të vështira shkruan deputeti Vullnet Sinaj!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME