Categories Lajme

Moti, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa në zonat Lindore dhe Juglindore do ketë reshje të izoluara shiu e dëbore.

Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet gradualisht në zonat bregdetare e më pas kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë vendin tonë. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 deri 14°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova Jugu dhe Veriu i Kosovës gjatë mëngjesit të ditës së enjte do ketë mot të vranët dhe reshje të pakta dëbore ndërsa pjesa tjetër e vendit do jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat dhe reshjet nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut Mëngjesi për MV nis i vranët dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore. Por moti përmirësohet dukshëm duke ju afruar mesditës duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Rajoni dhe Europa Europa Lindore mbetet në ndikimin e vranësirave, reshjeve të shiut dhe stuhive afat shkurtra të erës. Po ashtu pjesërisht qendra dhe rajoni i Ballkanit mbeten me reshje të pakta shiu. Ndërsa kthjellimet dominojnë Veriun, Ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME