WhatsApp në pronësi të Meta ka njoftuar veçorinë shumë të nevojshme për përdoruesit e iOS që do t’i lejojë ata të dërgojnë media si foto dhe video si dokument, raportoi WaBetaInfo.
Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të dërgojnë foto dhe video si dokumente duke ruajtur cilësinë origjinale të tyre. Kjo gjithashtu i lejon përdoruesit e iOS të dërgojnë drejtpërdrejt median pa pasur nevojë të ndjekin disa hapa.
Funksioni i quajtur “dërgo si dokument” (send as a document) do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit gjatë javëve të ardhshme. Ata që instalojnë përditësimin më të fundit të WhatsApp nga App Store mund ta përdorin funksionin.
