Categories Lajme

Ylli Ndroqi takon gazetarët: Kjo nuk është furtuna e parë, e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë njerëzve

Biznesmeni Ylli Ndroqi, ka takuar mesditën e sotme stafin e televizionit Ora dhe Ora News. Ndroqi është shprehur se puna duhet të vijojë normalisht me përkushtim në shërbim të së vërtetës pasi sipaj tij , kjo nuk ësht furtuna e parë dhe as e fundit.

Marrë nga Ora News: Në të dy televizionet Ora dhe Ora News puna nisi si zakonisht pa harruar respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit. Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët administrata ishte në punë për të vijuar detyrën tonë, për të raportuar ngjarjet, problematikat dhe denoncuar skandalet. Për të thënë të vërtetat që shumë të tjerë nuk i thonë.

Dita nis me mbledhjen e zakonshme në redaksi, ku drejtori iu informacionit Brahim Shima ndau punët për ngjarjet që duhet të ndiqen gjatë ditës. E ndërsa po jepeshin porositë për grupet e xhirimit, presidenti i Yldon Media Group Ylli Ndroqi mbërriti në redaksi për t’i përcjellë mesazhin se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur.

Ylli Ndroqi: Ju jap kurajo të jemi më të përkushtuar për punën dhe tu tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën. Për Ndroqin, ky nuk është sulmi i parë politik që i bëhet kësaj media madje nuk do të jetë as i fundit
Ylli Ndroqi: Me qetësi se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur, po nuk patëm furtuna të tilla normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Për gati 13 vite une nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur problem edhe në kohën e PD-së, në kohën e PS-së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashkiak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajt. Por më interesanti dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik. Presidenti u largua nga redaksia duke u përcjellë mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME