Categories Lajme

Yuri Kim: Ata që nënshkruan 5 qershorin të mos devijojnë. Është çështje nderi!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, u bëri thirrje palëve politike në vendin tonë që të mos devijonë nga marrëveshja e 5 qershorit, në lidhje me kornizën ligjore të Kodit Zgjedhor. “Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara. Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perferkt por do të shpjerë në drejtimin e duhur.

Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kma thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reae. Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë.

Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar I NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershorit arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për cështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”, tha Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME