Categories Lajme

Zbardhen përgjimet e trafikantëve të drogës Shqipëri-Itali

Në dosjen hetimore të të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në bashkëpunim me EUROJUST, janë zbardhur përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në trafikun e drogës. Në dosje thuhet se një prej anëtarëve të grupit kriminal, pikërisht, Gjergji Luli rinis aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike, pasi e kishte pezulluar përkohësisht për shkak të arrestimit të arrestimit shtetasit Alfred Luli.

Në përgjimet e kryera në automjetin tip Hunday, me targë, FB 153LR në përdorim të shtetasit Gjergii Luli dhe bashkëpunëtorit të tij Saimir Prenga, u bë e mundur që të zbulohej identieti i një furnizuesi të lëndës narkotike kanabis sativa I treguar me shkronjën L i identifikuar më pas si Lorenc Arapi.

Në këtë bisedë Loren Arapi garantonte mbëritjen e ngarkesës brenda dy ditësh duke u shprehur se: “. Nesër e ke aty (kamionistin) nëser në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”

Ndërkohë në dosje thuhet se ky import është konkretizuar tre ditë më vonë, me datë 15.01.2018, ngn shoferi i kamionit Milam RISTIC, i cili u arrestua me rreth 12 kg marijuanë.

Biseda e datës 12.01.2018 ne oren 14:47 e zhvilluar ne bordin e automjetit Hyundai:
ARAPI Lorenc: Shko! Fajin e kane kartat e kreditit.
LULI Gergji: Por ne nuk e perdorim ate karte krediti.
ARAPI Lorenc: E perdor.
LULI Gjergji: Po pse e perdorni? Njeri i parave.
ARAPI Lorenc: Shko, shko!
LULI Giergit: Ku?
ARAPI Lorenc: Urgnano (komuna e rezidences se motres se Lorenci)
LULI Gjergji: Cfare pe?
ARAPI Lorenc: Pashe nja dy djem, mbeta i habitur se i pashe ketu. Une sapo kam ardhur.
Une kam ardhur tani, kam fjetur vetem nje ore qe nga mbreme. E pashe nga cepi i pasqyres. I pashe perseri, mbeta i habitur. Ne fakt e mora rrugen nga pas. Sido qe te jete, mos me ler jashte makines. Une shkoj ne kembe. Me ler me larg, ne anen e frutave. Ne rregull? ti shko merr rrugen pertej..
LULI Gjergji: Apo do te te le ne Urgano?
ARAPI Lorenc: Po, me ler ne Urgnano. Me lane pershtype ato bij k.., me nje BMË te zeze, 320.
LULI Gjergit: Ndaj me degjo tani… dua te te le nje detyre se nuk mund te flas me Mirin (Saimir PRENGA), e di?
.. Sepse Miri nuk po tregon fare vemendje. Une nuk jam nje idiot qe rri ne shtepi. Une jam nje djale i ri dhe jam gjithmone i mbyllur ne dhomen time … I bejme mireseardhjen, e marrim me vete. Duhet t’i thuash te mos perzihet me te tjeret. Nuk kam cfare t’i them sepse duket se po i thote me qellim.
ARAPI Lorenc: si si??
LULI Gergji: Keto shoke kemi.. se ka nje shok ketu me ne … ka ardhur per qef (viaggio di piacere)… ti e di festa etj… e hyr dil e di ti me…
ARAPI Lorenc: po po
LULI Gjergji: duhet t’i thuash “Miri rri ne shtepi”.
ARAPI Lorenc: I shkruaj
LULI Gjergji: Shkruaji ja le si detyre se e di si jam une te tregova.. une rri ne shtepi gjithe diten.
ARAPI Lorenc: Shiko mrapa aman
ARAPI Lorenc: Mbani syte hapur! Ju them sinqerisht! Kini kujdes djema!

Arrestimet

Banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri u shkatërrua nga megaoperacioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me ato shqiptare drejtohej nga 3 shqiptarë nga Durrësi, Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga, Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago dhe Emirjan Beu. Ata drejtonin dhe organizonin trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga hetimi i nisur që në vitin 2017 mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për çmontimin e bandës italo-shqiptare, u sekuestruan 5 milionë euro dhe sasi të mëdha droge, megaoperacioni i zhvilluar në koordinim me EUROJUST solli 43 urdhër-arreste në të dyja vendet.

21 ‘urdhër arrestet’ në Shqipëri

Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Aga (Nga Durrësi)
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago (Nga Durrësi)
Emirjan Beu (Nga Durrësi)
Dorian Beu (Nga Durrësi)
Syrjan Tola (Nga Durrësi)
Igli Lala alias Oltion Lala (Nga Durrësi)
Ramazan Grada (Nga Durrësi)
Florid Vukaj (Nga Malësia e Madhe)
Gjergj Zefi  (Nga Durrësi)
Renato Zefi (Nga Durrësi)
Rexhep Dallupi (Nga Peqini)
Alfred Luli (Nga Tirana)
Gjergji Luli (Nga Tirana)
Saimir prenga Nga Tirana)
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga (Nga Tirana)
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci (Nga Durrësi)
Ilir Duro (Nga Tirana)
Lulzim Selimi (Nga Durrësi)
Dhimitër Nina (Nga Durrësi)
Eledjo Dedej (Nga Durrësi)
Enkeleda Bakalli, e vetmja në ‘arrest shtëpie’ (Nga Durrësi)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME