Categories Lajme

Zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Divjakës, u godit dy herë sapo ktheu kurrizin

Gjykata e Lushnjes pritet të japë të martën masën e sigurisë për Orgest Xhelilin. Ai akuzohet për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmend Bullari, mëngjesin e së premtes. Xhelili pritej të njihej këtë të hënë me masën e sigurisë, por seanca u shty për të martën.

Gazetarja Anila Sefa, raporton se autori i dyshuar ndodhet në burgun e Divjakës. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit, para të cilëve e ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë. Po ashtu, ai mësohet se ka deklaruar se pushimi nga puna si inxhinier në Bashkinë e Divjakës, ka qenë pikënisja e konfliktit.

Sefa po ashtu raporton se si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata vijojnë të qëndrojnë në spital. Kryebashkiaku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai u soll në kryeqytet pasi një nga goditjet me thikë i preku mushkërinë. Ndërsa Gazmend Bullari ndodhet ende në Reanimacionin e Spitalit të Lushnjes, pasi plagosja që mori në bark, i preku disa organe. Megjithatë, fatmirësisht të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja po ashtu raporton se ata kanë dhënë edhe dëshminë e tyre për ngjarjen. Ata kanë reaguar se si çdo ditë, e premtja ka qenë një ditë pune. Gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku po futej për në zyrën e tij. Xhelili i ka dalë para dhe i ka sharë e ofenduar dhe si kryefjalë të zënkës së tij ka pasur largimin e punës, thotë Sefa. Largim që kishte ndodhur rreth 1 viti e gjysmë, por që 46-vjeçari sipas gazetares nuk e kishte harruar.

Sipas dëshmisë së të plagosurve, ata janë përpjekur ta qetësojnë, por në momentin që kryebashkiaku Kokoneshi ka kthyer kurrizin për t’u larguar, Xhelili e ka goditur dy herë me thikë pas shpine, duke e prekur në shpatull dhe brinjë. Gazetarja thotë se ka qenë ndërhyrja e shoferit që ka bërë të mundur shpëtimin e Kryebashkiakut. Pikërisht gjatë kësaj ndërhyrjeje shoferi mbeti i plagosur edhe vetë.

Sefa thotë se asnjë nga avokatët e Lushnjes nuk ka pranuar ta përfaqësojnë me vullnet të lirë autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë, me arsyetimin se është një krim që nuk ka arsye të mbrohet dhe nuk ka një shkak që të justifikosh një vepër të tillë, plagosjen e rëndë të dy personave. Në këto kushte avokati do të përcaktohet nga shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME