Categories Lajme

Zbardhet ekspertiza mjeko- ligjore e të riut shqiptar në Greqi

Mjekët grekë deklarojnë se shqiptari Aleksandër Luca nuk është përdhunuar në qeli. Mediat greke raportojnë se spitali “Evangelismos” në Athinë ka dalë me një deklaratë ku thotë se pas analizave që iu kryen 20-vjeçarit, nuk ka shenja përdhunimi. Aleksandër Luca, i cili u dhunua në qeli, hodhi dyshime ditën e djeshme duke thënë se mendonte të ishte abuzuar nga të burgosurit. Shqiptari u dhunua në qelinë e paraburgimit Avlona pasditen e së hënës. Të burgosurit që e godisnin, kishin filmuar me celularë disa çaste nga dhuna e ushtruar ndaj tij. Ata i bërtisnin përse vrau studenten 21-vjeçare, ndërsa Aleksandë Luca u përgjigjej duke u thënë se e bëri shoku i tij grek.

20-vjeçari u dërgua në spital dhe më pas në një burg tjetër, që është mbajtur sekret për shkak të sigurisë së tij. Në dëshminë e tij ai tha se kishte dëgjuar të burgosurit teksa thonin që t’i hiqnin rrobat.

“Dëgjova dikë që u bënte thirrje të tjerëve të më hiqnin pantallonat dhe pastaj më ra të fikët. Kur u zgjova, isha në një dhomë tjetër, pa pantallona dhe pa të brendshme. Nuk e di se çfarë mund të kenë bërë me mua”, deklaroi ai ditën e djeshme.  Mirëpo, spitali thotë se nuk ka shenja të përdhunimit ndaj 20-vjeçarit. Ndërkohë, Prokuroria greke ka nisur hetim disiplonor për gardianët dhe hetim penal për të burgosurit që ushtruan dhunë. Po hetohet gjithashtu si ka mundësi që dera e qelisë së Aleksandër Lucës ishte lënë e hapur.

Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç, i cili ndodhet në një burg tjetër, akuzohen për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Tre të rinjtë kanë qenë bashkë në shtëpi mbrëmjen e 27 Nëntorit. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzohen se kanë abuzuar, dhunuar dhe vrarë studenten 21-vjeçare Eleni Tofaloudi. Kjo e fundit, pasi u qëllua barbarisht me hekur në kokë, u hodh më pas në det me këmbë të lidhura. Ngjarja ka ndodhur më 27 Nëntor në ishullin Rodos të Greqisë. Trupi i studentes u gjet të nesërmen nëpër shëmbinj. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin për dhunimin dhe vendimin për të hedhur në det 21-vjeçaren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME