Categories Lajme

Zbardhet plagosja në mes të lokalit në Librazhd/ 35-vjeçarin e kapi plumbi aksidentalisht, autori donte të vriste…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Librazhdit, ku Albi Biçaku plagosi me armë zjarri Shpëtim Skurën.

Policia ka njoftuar se Skura është plagosur aksidentalisht, pasi shënjestër e Biçakut ishte një person tjetër, që ndodhej në të njëjtin lokal. Mësohet se Biçaku donte të vriste një person, me të cilin më herët kishte pasur një konflikt vëllai i tij, por aksidentalisht plumbi ka kapur Skurën.

Policia ka shpallur në kërkim Biçakun, teksa vëllai i tij është arrestuar. Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët të dy vëllezërve, Policia ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr.1, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 35-vjeçari Sh. S., grupi hetimor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijuan veprimet hetimore dhe ato operacionale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se rreth orës 18:00, shtetasi R. B. (vëllai i shtetasit A. B.) është konfliktuar fizikisht me shtetasin R. H. Më pas, shtetasi A. B. ka shkuar në lokalin ku po qëndronte shtetasi R. H., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tavolinës ku ishte ulur ai dhe si pasojë është plagosur aksidentalisht në këmbë shtetasi Sh. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë vëllai i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi R. B., 33 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi gjatë kontrollit në banesën dhe në dyqanin e përbashkët me vëllanë e shpallur në kërkim si autor i plagosjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  1 armë zjarri pistoletë, 1 kallëp me lëndë plasëse e programuar për shpërthim në distancë, 1 karikator automatiku, 1 krehër pistolete, 136 fishekë dhe rreth 560 gamë kanabis.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME