Categories Lajme

Zbardhet skema, ja sa do të rriten pensionet për të moshuarit, kategoritë që përfitojnë dhe fondet e vëna në dispozicion nga buxheti

Zbardhet projekti i qeverisë për rritjen e pensioneve deri në vitin 2025. Gazeta “SOT” ka zbardhur vendimin e publikuar nga qeveria në Fletoren Zyrtare ku bëhet e ditur se më shumë se 60 milionë dollarë do të jenë si fond për indeksimin e pensioneve dhe bonusin e fundvitit.

Pra, rreth 700 mijë të moshuar do të kenë një shtesë pensioni mbi 5 për qind. Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën  5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër.

Kontributet e buxhetit të shtetit në bazë të legjislacionit për financimin e ushtarakeve në pension të parakohshëm

Kategoritë që përfitojnë

Janë gjashtë kategori që përfitojnë, konkretisht ato që marrin pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, pension social, pension në fshat, punonjësit e nëntokës, ish ushtarakët dhe veteranët. Rritja e nivelit të përfitimeve të pensionistëve, është sipas rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve.

Rritja është llogaritur me indeksin mesatar 2.5% në vit, duke filluar në periudhën 01.04 i çdo viti, duke respektuar kështu edhe fondet e kontigjencës, por gjithashtu në rritjen e shtesës me 5 për qind përfshihet dhe shpërblimi i fundvitit. Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave

Synimet në fushën e sigurimeve shoqërore

Në miratimin e projekt-dokumentit të programit buxhetor afatmesëm, janë përcaktuar dhe prioritetet në fushën e sigurimeve shoqërore.  Në fushën e Sigurimeve Shoqërore, për periudhën 2022-2025 synohen fonde nga sigurimet shoqërore për përfituesit qe ndodhen në kushtet e përfitimit të skemës së pensioneve në një nga kategoritë që përmban kjo skemë.

Garantimi i mbulimit sa më të plotë të popullsisë së vendit me elementë të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të mbajtura në nivele të pranueshme; Vazhdimi i implementimi i reformës së pensioneve dhe përmirësimi i eficencës së ISSH në menaxhimin e fondeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, suplementare dhe programore; Përsosja e menaxhimit të skemës së sigurimeve shoqërore, sidomos të mbledhjes së të ardhurave kontributeve si dhe shpërndarjes së drejtë të tyre në formën e përfitimeve, aty dhe atëherë kur lind e drejta.

Vendosja e personave të siguruar dhe e përmirësimit të shërbimit ndaj tyre, në qendër të veprimtarisë së tij. Thellimi i procesit te modernizimit dhe lehtësimit te dhënies se shërbimeve; Mbështetje aktive për shqiptarët që jetojnë dhe studiojnë jashtë vendit, duke i dhëne prioritet vendeve ku ka më shumë prezencë shqiptarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME