Categories Lajme

Zbërthehen ‘spiunët’ rusë, ja pse e filmuan uzinën e armëve në Gramsh

Euronews Albania ka intervistuar “spiunët” rusë që hynë në uzinën e Gramshit.

Spiunët rusë kanë treguar në një bisedë për “Euronews Albania” se ka qenë shumë e lehtë hyrja në uzinë ushtarake në Gramsh, duke theksuar se filmimi është diçka që e bënin në çdo vend që vizitonin dhe s’kishin lidhje me spiunazhin.

Për më tepër, siç ata treguan, në atë gjendje që ishte uzina e Gramshit nuk do të kishte asnjë interes për t’u përdorur për spiunazh.

“Mikhail organizoi çdo gjë. Më lajmëroi që do të lajmëronte dhe një shok të tij nga Ukraina, i cili është djali që ka makinën sportive portokalli. Nuk e dija që e kishte këtë makinë në fakt dhe kam ngelur e çuditur kur e kam parë, por tashmë kisha ardhur në Shqipëri dhe ishte tepër vonë të refuzoja këtë udhëtim.

Ne hymë brenda nëpër rrënojat e komunizmit dhe në Gramsh fotografuam për orë të tëra mjete të vjetra, pjesë armësh dhe gjëra të tjera. Hymë nga mbrapa uzinës, ishte shumë e lehtë për t’u futur dhe fotografuam gjithçka pamë, siç bëjmë përherë,” – u shpreh Timofoeva.

Në 20 gusht të vitit te kaluar, ngjarja që do të kthente sytë drejt fshatit Çekin të Gramshit do të ishte hyrja pa leje në uzinën e cila ka shërbyer për demontimin e armëve dhe sulmi që njeri nga ruset kreu ndaj ushtarëve shqiptarë, duke u cilësuar si sulm rus ndaj NATO.

Rusët Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fedir Alpatov do të arrestoheshin, për t’u përballur në akuzat nga prokuroria e Elbasanit për “goditje për shkak të detyrës”, “dhënia e informatave sekrete”, dhe  “sigurimi i informatave” kryer në bashkëpunim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME