Categories Lajme

Zbulohen skema, ja si ranë në kurth avokati dhe klienti që tentuan korruptimin e gjyqtarit

Një avokat dhe klienti i tij, janë prangosur nga Polica. Një tjetër person, ndiqet ën gjendje të lirë.

Mësohet se avokati Sokol Gjini, u arrestua pasi tentoi korruptimin e një gjyqtari të Gjykatës së Kurbinit me qëllim lirimin e klientit të tij nga burgu.

Avokati Gjini, mbronte interesat e klientit të tij, të arrestuarit Eriger Bushi, i cili nga qelia, kundrejt një shume prej 5 mijë eurosh kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bënë me dije se skema korruptive u zbulua nga përgjimet e bisedave mes avokatit Sokol Gjini, të arrestuarit Eriger Bushi dhe babait të tij Llesh Bushi. Nga përgjimet u zbulua, se Bushi, i cili ende nuk ishte dënuar për akuzat e ngritura ndaj tij, kërkonte që gjykata t’i ndryshonte masën e sigurisë, nga arrest me burg në një masë më të lehtë, dhe hetimet dhe gjykimi për të, të kryheshin në gjendje të lirë.

Nga burimet mësohet se gjyqtari që ka pasur çështjen nuk ka pranuar ryshfetin. Në pranga nga policia u vu edhe Llesh Bushi, i cili ishte personi i kontaktit mes djalit të tij në burg dhe avokatit, por ai u la në masën detyrim paraqite edhe për shkak të moshës së madhe.

Por të provuar këtë rast korrupsioni, Prokuroria ka siguruar veç përgjimeve, edhe pamje filmike që vërtetojnë akuzën e korrupsionit aktiv për avokatin Sokol Gjini.

Eriger Bushi u arrestua në muajin qershor nga Policia e Lezhës së bashku me Mark Cenaj, të akuzuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, Kanosje” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Eriger Bushi njihet si një person problematik dhe më herët ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale. Gjini ka qenë dënuar më parë edhe për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Datë, 24. 12. 2018 – Jane arrestuar shtetasit Sokol Gjini me detyre avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues ne Lac, per vepren penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 k. penal.

Per shtetasin Llesh Bushi eshte caktuar masa detyrim per t’u paraqitur ne policine gjyqesore.

Te arrestuarit kane kryer veprime me qellimin korruptimin e gjyqtareve per te mundesuar ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin Eriger Bushi.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kurbinit

Datë, 22 qershor 2018 – Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me precedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1188 datë 31. 05. 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89 të Kodit Penal. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME