Po ashtu, negativë rezultuan edhe dy gra që ishin paciente në një dhomë me 73-vjeçaren.
Të 50 personat që kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësit që humbi jetën teksa ishte identifikuar me koronavirus, rezultuan negativë pas analizave të kryera. Ajo çka i ka mbrojtur stafin mjekësor që ishin pa mjetet personale të mbrojtjes në momentin që ende nuk e dinin se e moshuara ishte infektuar me COVIDp19, është maska e oksigjenit që ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës që ka qenë në spitalin e Durrësit.
Gruaja 73-vjeçare ishte shtruar në pavionin e patologjisë në spitalin e Durrësit, dhe mjekët i kanë shërbyer pasi kishte një sërë problemesh shëndetësore, me zemrën, etj. Situata e saj ishte e rëndë dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me oksigjen, ndërsa në fillim nuk tregoi se kishte udhëtuar drejt Italisë. Me të mësuar këtë fakt, gruas iu bë analiza COVID-19 në laboratorin e ISHP-së nga ku rezultoi pozitive.
Të gjithë mjekëve që u kujdesën për të pa masat mbrojtëse iu bënë analizat, ku fatmirësisht rezultuan negativë. Po ashtu, negativë rezultuan edhe dy gra që ishin paciente në një dhomë me 73-vjeçaren. G.M./Shqiptarja.com