Categories Lajme

Zbulohet në Britaninë e Madhe/ Spërkatësi që përdoret kundër insekteve

Trupat ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar ishin furnizuar me një spërkatës kundër insekteve i quajtur “Citriodiol” si një masë mbrójtëse kundër infektimit. Kjo pasi që “Citriodiol” ishte i njohur edhe për mbytjen e disa llojeve të korónavirusëve. Sky News ka raportuar sot se pas një studimi ushtarak të kryer në Mbretërinë e Bashkuar në këtë sprej është gjetur përmbajtje e cila mund të mbys edhe llojin e korónavirusit që e shkakton COVID-19.

Forcat e armatósura tashmë kanë rezerva të “Citridiol” dhe thonë se ia vlen të provohet edhe përkundër së nuk ka rezultate të kërkimeve meqë s’ka asnjë efekt anësor. Megjithëse llak mushkonjash nuk është mjaft efektiv vetë, ai mund të përdoret si një shtresë shtesë mbrojtjeje, së bashku me teknikat e tjera parandaluese siç është veshja e një maskë për fytyrën dhe larja e rregullt e duarve.

Laboratori mbrojtës i Britanisë ka vendosur të ndajë gjetjet e tyre paraprake në mënyrë që të mund të bëhen hulumtime të mëtejshme në lidhje me efektet e tij në Covid-19. Detajet e plota të studimit pritet të publikohen brenda një kohe të shkurtër. Repelentët e tjerë të insekteve që përmbajnë produkte si Deet nuk mendohet se janë efektive – përbërësi kryesor është Citriodiol. Pema eukalipt e citriodora krijon vajin, i cili nxirret nga gjethet dhe degëzat për të krijuar produktin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME