Lajme

Zbulohet tema te ZHEJI: Vrasjet në Greqi, rastësi apo hakmarrje për Kacifas?

Vrasjet misterioze të shqiptarëve ditët e fundit në Greqi, a janë një hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në Bularat (Gjirokastër) para 40 ditëve, ku u vra nga policia shqiptare, i riu grekë, Kostnadin Kacifas?

Pikërisht duke u nisur nga kjo pyetje do të ndërtohet dhe debati i mbrëmje së sotme në emisionin 360gare të gaztarit Artur ZHEJI.

Me gjashtë të ftuar dhe dy lidhje të drejt për drejta, pritet që gjatë emisionit debati të jetë i zjarrtë. Ministri i Jashtëm shqiptar, dërgon notë zyrtare Athinës, duke theksuar shqetësimin për 4 vrasje apo vdekje misteroze shqiptarësh vetëm brenda 2 javësh në Republikën fqinje. Është e sigurtë jeta e shqiptarëve në Greqi?

A e kontrollon dot Agimin e Artë qeveria Greke dhe a ka një qëndrim zyrtar për këtë?
Cila do të jetë e ardhmja e të dy Vëndeve në këtë optikë të sotme?
Është dobësia e shtetit shqiptar, që bën të mundur arbitraritetin për shqiptarët e zhdukur apo të vrarë në mënyrë misterioze?

Na ndiqni mbrëmjen e sotme në Rtv Oranews, www.360grade.al, ose në facebook dhe youtube

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close