
Një situatë nga më ala.rmantet është ajo që mësuam me anë të raportit të fundit të KLSH-së.
Kryeministrit “Anti-KÇK”, i është dorëzuar një raport tjetër, me përmbajtje të plotë kr.imi ekonomiko-financiar, të bërë në shoqërinë “Hekurudha Shqiptare”; me të cilin KLSH, i kërkon ta “shkrijë” këtë gërmadhë të vjedhur e të falimentuar, me borxhe 20 herë më të larta, se kapitali i saj “skrap”.
Në raport, bën përshtypje fakti, se vetëm për periudhën 18 mujore 01.01.2018-30.05.2019; në Hekurudhë është bërë batërdia me fondet financiare të buxhetit të shtetit.
Rekord janë edhe zhdukjet e miliarda lekëve, të ardhura nga shërbimet e transportit, nga pazaret për shfrytëzimin ilegal të rrjetit hekurdhor me linja private e pa asnjë detyrim; humbjet nga tenderët dhe kontratat e transportit të mallrave me të huajt; për të cilat nuk rezulton asnjë qindarkë e arkëtuar.
Al.armant, ose më saktë k.r.im i paramenduar shtetëror, është fakti se kryeministri Rama dhe Ministrja e Financave-Ekonomisë, Anila Denaj; e dinë që vidhen miliarda në Hekurudhë, por vazhdojnë i japin subvencione, për të mos shpallur falimentimin e saj.
Vetëm në 6 muajt e fundit, përveç zhvatjes së miliarda lekëve me letra false; Hekurudha ka krijuar detyrim të prapambetur ndaj të tretëve, në vlerën 1 miliardë, 895 milionë e 812 mijë lekë, për kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principal e interesa bankare dhe fatura për blerje mallrash e pajisjesh; të cilat nuk kanë dhënë asnjë qindarkë efektivitet.
Sipas të dhënave financiare në dosje; rezulton se me stilin “KÇK”, nuk kanë vepruar vetëm drejtuesit e Hekurudhës, por edhe pazarxhinjtë e drejtësisë në Durrës; të cilët kanë pushuar kallëzimet penale e detyrimet që ka kërkuar KLSH, si kthim vlerash në arkën e shtetit, nga zyrtarët e bizneset përfituese me vjedhje.
Konkretisht, një ab.uzim me vlerë 14 milionë, 223 mijë e 134 lekë, është pushuar si çështje nga Gjykata e Apelit Durrës; e po nga kjo gjykatë, janë pushuar 5 vendime të tjera dëmshpërblimi, për ab.uzime në vlerën 1 miliardë, 474 milionë, 183 mijë e 493 lekë të reja; dhe 2 vendime, në vlerën 1 miliardë e 230 milionë lekë të reja.
Guximi i gjykatësve të Apelit-Durrës, ka shkuar deri në atë shpërfillje të ligjit, sa kanë anuluar rikthimin e shumës 44 milionë, 321 mijë e 985 lekë të reja debi nga privatët; të cilat janë zhdukur me letra false, në pazar shefash të Hekurudhës me debitorët.
Në rrjetin hekurudhor, ushtron aktivitet transporti, një firmë private me lokomotive e vagonë privatë, të cilët janë pajisur me leje provizore të paligjshme nga ministri E. Haxhinasto, me Nr. 1, datë 18.07.2016; e cila është pa afat kohor e pa përcaktim të segmentit hekurudhor; por nuk figuron si subjekt transporti mallrash as në Ministrinë e Ekonomi-Financave.
Kush ka guxuar të flasë, për këtë ab.uzim shefash; është pushuar nga puna, por jo nga borderoja, sepse kanë fituar gjyqet dhe vetëm për 5-muajt e parë të vitit 2019, hekurudha u ka shlyer 10 milionë, 953 mijë e 875 lekë.
Vetëm për vitin 2018, hekurdha ka krijuar 382 milionë, 798 mijë e 300 lekë të reja borxhe të marra por pa adresë konkrete investimi e përdorimi; ndërkohë që deri më 30.05.2019, borxhi ndaj hekurudhave të huaja, ishte 1 milionë, 787 mijë e 982 euro; ose 220 milionë, 686 mijë e 808 lekë të reja, bashkë me penalitetin 211 mijë e 431 euro.
Janë shumë dëme, ab.uzime, detyrime, falsitete me dietat, shpërblime, blerje e riparime pajisjesh e të ardhura që zhd.uken nën dorë pa kontrata palësh; të cilat nuk janë letra, por miliarda lekë, që kanë dalë nga arka e Hekurudhës e nuk janë bërë produkt, por edhe që nuk kanë hyrë fare në arkën e saj. Kaq për sot.