Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Lipjan. Policia njofton se rastin e ka raportuar babai i saj. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e moshës së mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Rastet e zhdukjeve kohëve të fundit janë shpeshtuar në Kosovë.
Categories
Lajme