Categories Lajme

Zjarri në Roskovec djeg grurë e koshere me bletë, banorët: Jemi ndjerë të rrezikuar

Një zjarr i rënë në Jagodinë pasditen e së dielës ka rrezikuar jetën e banorëve të zonës, ndërsa ka dëmtuar gjithcka i ka dalë përpara.

Banorët kanë treguar se flakët në pak minuta kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke, ndërsa kanë djegur grurë e koshere me bletë, duke mberritur fare pranë shtëpive dhe stallave të bagëtive

Banorët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme

“Jemi ndjerë shumë të rrezikuar. Jemi tromaksur. Ishte zjarr i madh, i paparë. Këtë radhë ka qenë shumë i rrezikshëm. Mua më është djegur kafsha, dikujt bletët, tjetrit 4 e ca dylym grurë. Disave tubscionet plastike te vaditjes. Me qëllim a pa dashje nuk e dimë. Dorë njëriu. U rrezikuan edhe banesat.

I nxorrëm jashtë lopët, dhitë. Me këtë ushqehemi, ku do vemi. Shyqyr dhe kaq, na u dogj zorra aty. Erdhi flaka brenda. Që andej erdhi zjarri? Ca të them”- shprehen banorët.

Për të vendosur nën kontroll flakët kanë mbërritur 30 efektiv të stacioneve zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit si dhe 5 mjete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME