Categories Lajme

“Zoti Berisha, këta studentë po protestojnë edhe kundër jush!”

Protesta e studentëve prej katër ditësh ka marrë gjithë vëmendjen nga mediat në vend, ndërsa ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha e ka përmendur edhe në fjalimin që mbajti në Qytetin Studenti, para studentëve të viteve ’90.

Berisha tha se studentët kanë nisur një betejë të vendosur kundër regjimit të të këqinjve.

Mirëpo gazetari Mentor Kikia ka reaguar kundër kësaj deklarate, duke thënë edhe Berisha është përgjegjës për vrasjen e shpresave të të rinjve shqiptarë.

Ai ka theksuar se studentët sot po protestojnë edhe kundër Berishës, pasi në kohën e tij korrupsioni ishte normë.

Statusi i plotë i Kikias:

“E ndoqa fjalimin entuziast të Sali Berishës sot në Qytetin “Studenti”. Opozita e gjithë ishte sot atje e ngazëllyer.
Ja çfarë tha ndër të tjera Berisha: “Të dashur studente dhe studentë, sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci- nga greqishtja e lartë, më i keqi i të këqijve. Edhe ky regjim është regjimi i Edi Ramës.
Ky regjim ka përqendruar në dorën e vet të gjitha pushtetet. Ky regjim ka mbyllur Shqipërisë dyert e Europës me muret e drogës dhe të krimit. Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria njëlloj si në ’91-in. Sepse ka vrarë shpresën në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo vatër, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare”.
Po Zoti Berisha, është e vërtetë që atyre të rinjve u është vrarë shpresa, ndaj janë aty në rrugë. Por një nga vrasësit jeni edhe Ju, Ju personalisht dhe ish qeverisja juaj 12 vjeçare. Sepse ishit ju dhe ministrat e qeverisë tuaj që e bëtë korrupsionin normë, e bëtë standard shtetëror.
Ndaj këta të rinj, janë sot aty për të protestuar edhe kundër jush.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME