Categories Lajme

Zvicër/ Kapen 3 kosovarë, kishin lidhje me ISIS dhe Al-Kaidën

Autoritetet në Zvicër thonë se ata kanë arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë lidhje me grupet militante ekstremiste Shteti Islamik (IS) dhe Al-Kaida. Prokuroria federale tha se policia kontrolloi tre shtëpi në kantonin perëndimor të Friburgut të premten, si pjesë e dy hetimeve penale në veprimtarinë e pretenduar ekstremiste. Të dyshuarit pretendohet të kenë shkelur ligjin zviceran që ndalon përfshirjen me Al-Kaidën, IS-in dhe organizatat e lidhura me të, raporton agjencia Asoshiated Press.

Prokurorët thanë se katër personat e ndaluar dyshohen gjithashtu se kanë “mbështetur ose marrë pjesë në një organizatë kriminale”. Ata identifikuan katër të dyshuarit vetëm si një grua 28-vjeçare kosovare, një burrë 26-vjeçar kosovar, një 34-vjeçar me dy shtetësi atë, zvicrane dhe kosovare dhe një 29-vjeçare maqedonase. “Ata kanë qenë qenë në kontakt me njëri-tjetrin, bastisjet dhe arrestimet në shtëpi u kryen të gjitha në të njëjtën kohë”, thanë prokurorët.Informacione të mëtejshme, përfshirë se cili prej të dyshuarve kishte lidhje me cilin grup, nuk janë bërë të ditura nga ana e autoriteteve./Rel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME